back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Gjilan: Arrestohet i mituri pas sulmit me thikë ndaj dy bashkëmoshatarëve

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet

Qeveria e Kosovës ka mbledhur një grup zyrtarësh nga...

Një i mitur është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për vrasje në tentativë, pasi ka sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:26, në rrugën “Sadik Sadiku”, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e sulmit, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë liruar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Sadik Sadiku, Gjilan 12.12.2025 – 18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili për shkak të një mosmarrëveshje i kishte sulmuar me thikë dy viktima meshkuj kosovarë- të mitur. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz