Gjeopolitikë me varfërinë: britanikët refuzojnë t’i japin Venezuelës arin e saj me vlerë 1.2 miliardë dollarë
BILLI

Lexo edhePas 13 ditësh gjendet trupi i dy vjeçarit që ra në pus

Banka Qendrore e Mbretërisë së Bashkuar, nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka refuzuar t’i japë Venezuelës një sasi ari me vlerë 1.2 miliardë dollarë që i takon këtij vendi, ka raportuar Bloombergu amerikan.
Banka Qendrore britanike mësohet të ketë një rezervë ari të Venezuelës me vlerë tetë miliardë dollarë. Ky vend ka kërkuar dorëzimin e një pjese prej 1.2 miliardë dollarë, por Britania e Madheka refuzuar ta bëjë këtë.
Venezuela është në këtë përpjekje prej disa muajsh dhe presidenti i Bankës Qendrore vendase, Calixto Ortega në dhjetor të vitit të kaluar vizitoi Mbretërisë së Bashkuar me qëllim të arritjes së një marrëveshje për transferimin, por ishte pa dobi.

Lexo edhePas 13 ditësh gjendet trupi i dy vjeçarit që ra në pus
Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jeremy Hunt, pas një takimi me zyrtarë amerikanë, tha se ishte e qartë se Nicolas Maduro nuk është udhëheqësi legjitim i Venezuelës, dhe se Juan Guaido është personi i duhur i cili do të marrë drejtimin e vendit.
Mediat amerikane thonë se Britania e Madhe refuzoi të dorëzojë arin pas presionit nga Presidenti Trump, Sekretari i Shtetit Mike Pompe dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton. /tesheshi.com/