Gjendet një kafkë në stadiumin e Prishtinës, dyshohet të jetë e njeriut
03

Lexo edheShembet dheu në Prishtinë, veturat bien në hendek (Video)

Një rast i çuditshëm është raportuar dje në Prishtinë.
Siç raporton policia, një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë, e cila dyshohet se është e njeriut.
Kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përcjell lajmi.net

Lexo edheShembet dheu në Prishtinë, veturat bien në hendek (Video)
“Rr.1 Tetori, Prishtinë 26.10.2019 – 20:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë (dyshohet e njeriut). Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.