Gjendet një grua pa shenja jete te Ura e Fshajt në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të Urës së Fshajt, në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar për Indeksonline se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare dhe se nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.

Lexo edheParis Guri: Abdixhiku fitoi sepse delegatët e panë punën, jo zërat nga studiot televizive
“Ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë ne nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje. Viktima, femër, dyshohet të jetë rreth 50 vjeç. Për aq sa vërehet sipërfaqësisht, nuk ka shenja dhune. Kemi kontrolluar listën e raportimeve për persona të zhdukur gjatë kësaj jave dhe nuk kemi ndonjë rast që i përshtatet. Megjithatë, pas ekzaminimit nga IML-ja dhe hetimeve nga sektori rajonal, me siguri do të kemi më shumë të dhëna. Për momentin nuk e kemi identitetin e viktimës”, ka thënë Graishta për Indeksonline.














