Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyrë të kontrolluar nga FSK
dp

Lexo edheQytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:40 nga një qytetar, i cili ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes gjatë punimeve.
Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, shkruan lajmi.net.
Më pas, në vendngjarje ka intervenuar njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa shkaktuar incidente apo pasoja.

Lexo edheQytetarit në Vushtrri i thyhet dera e objektit
Policia ka bërë të ditur se rasti është trajtuar në mënyrë profesionale dhe pa rrezikuar jetën e qytetarëve. /Lajmi.net/