I gjenden 1 milion euro në mur të shtëpisë
Gjatë kontrollit në shtëpinë e kreut të bandës lokale në Bari, policia italiane gjeti rreth një milion euro, kurse monedhat e vogla ishin vendosur në mur të shtëpisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në qytetin jugor italian të Barit mbrëmë bastisi shtëpinë e një bande lokale të akuzuar për një sërë veprash penale, duke përfshirë kontrabandën e drogës.
Një polic gjatë bastisjes zbuloi aksidentalisht të holla në qese vakumi të vendosura në mur poshtë dritares.
Bëhet fjalë për 936,000 euro të fshehura në monedha të imta, ndërsa origjina e parave do të përcaktohet nga hetimi.

Lexo edheKapet monstra e oqeanit, peshon 1.2 ton (Foto)
Në po të njëjtën shtëpi policia edhe para disa muajsh gjeti mure të dyfishta dhe në to 60 mijë euro të fshehura, kurse në bastisjen e mbrëmshme me kujdes kontrolluan muret.
Mediat lokale raportojnë se i dyshuari është ende i lirë dhe se policia është vënë në kërkim të tij.














