BallinaLajmeGjatë patrullimit i gjetën 500 euro në rrugë, dy policët i dorëzojnë...

Gjatë patrullimit i gjetën 500 euro në rrugë, dy policët i dorëzojnë ato në stacion- i kthehen pronarit

Të ngjajshme

Rina Balaj me pushime në Barcelonë, paratë i vendosë në…

Rina Balaj ka nisur pushimet më herët se zakonisht. Pas...

Trajtimi i qenve endacakë/ Komuna e Podujevës shpall tenderin prej 30 mijë eurosh

Komuna e Podujevës ka shpallur një aktivitet të ri...

Mourinho komenton situatën aktuale te Real Madridi

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka, José...

Dy policë në Shtime kanë gjetur 500 euro në rrugë, të cilat më pas i kanë dorëzuar në stacion policor.

“Më datë 18.09.2025, rreth orës 17:00, gjatë patrullimit në këmbë në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, dy policë të stacionit policor në Shtime kanë gjetur në tokë një shumë parash: katër kartëmonedha nga 100 € dhe dy kartëmonedha nga 50 €, me vlerë totale prej 500 €. Paratë janë dërguar menjëherë në stacionin policor dhe është njoftuar menaxhmenti i stacionit.”

Policia njofton se përmes kamerave të sigurisë është identifikuar personi që i kishte humbur paratë dhe të njëjtit i janë kthyer të hollat.

“Nëpërmjet kamerave të sigurisë është identifikuar personi që i kishte humbur paratë, i cili ishte larguar me një automjet me targa të huaja. Pas verifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, L.R., nga komuna e Shtimes, i cili është paraqitur në polici dhe i janë kthyer paratë të humbura.”

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon dy pjesëtarët e policisë së stacionit në Shtime për gjestin e tyre human dhe shembullor, duke dëshmuar përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe respektim të vlerave profesionale. Ky akt rrit besimin e qytetarëve dhe kontribuon në forcimin e imazhit të Policisë së Kosovës si institucion i përgjegjshëm dhe i besueshëm.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz