BallinaLajmeParashikimi i motit për të dielën: Rritje e lehtë e temperaturave dhe...

Parashikimi i motit për të dielën: Rritje e lehtë e temperaturave dhe mot kryesisht i qëndrueshëm

Të ngjajshme

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

Ermiona Lekbello ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Ferma...

Foda takon talentin e Salzburgut, Arion Selimin – sinjale se mund t’i bashkohet Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, po vazhdon të monitorojë...

Rritje e lehtë e temperaturave – Ky do të jetë moti për ditën e nesërme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se, ditën e...

E diela pritet të karakterizohet nga kushte të ngjashme atmosferike me ditën e shtunë, me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell, por me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

Sipas parashikimeve meteorologjike, rritja e temperaturave do të ndodhë si pasojë e forcimit të rrezatimit diellor dhe vazhdimit të masave stabile të ajrit në rajon, transmeton lajmi.net.

Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku pritet zhvillim i dobët i vranësirave konvektive gjatë orëve të pasdites, si pasojë e proceseve orografike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm gjatë ditës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz