Gjashtë të vdekur nga shembja e urës [Video/Foto]
BILLI
![Featured image for Gjashtë të vdekur nga shembja e urës [Video/Foto]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2018%2F03%2Fshembja.jpg&w=3840&q=75)
Lexo edheMijëra banorë po largohen nga Guta Lindore
![Featured image for Gjashtë të vdekur nga shembja e urës [Video/Foto]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2018%2F03%2Fshembja.jpg&w=3840&q=75)
Nga shembja e urës së këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, kanë humbur jetën nga 6 deri në 10 persona.
“Gjashtë deri në 10 vetë u vranë, kur ura e këmbësorëve të sapondërtuar u shemb”, tha senatori i Floridës, Bill Nelson, për televizionin lokal “CBS Miami”.
Sipas autoriteteve lokale, tetë automjete kanë mbetur nën rrënojat e urës 950 tonë dhe tetë vetë janë transportuar në spitale.
Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve.
Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun.

Lexo edheMijëra banorë po largohen nga Guta Lindore
Më poshtë mund ta shikoni videon e drejtpërdrejtë të Daily Mail nga vendi i ngjarjes.
/Indeksonline/
