Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjakova, Përsëri Zëri i Kulturës Shqiptare: “Ditët e Shqiptarit” Rikthehet me Edicionin...

Gjakova, Përsëri Zëri i Kulturës Shqiptare: “Ditët e Shqiptarit” Rikthehet me Edicionin e Dytë këtë verë!

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të parë vitin e kaluar, Gjakova hap sërish dyert për festivalin “Ditët e Shqiptarit” edicioni i dytë, një ngjarje që do të shpaloset përgjatë katër fundjavave të verës: 18-19 dhe 25-26 Korrik, si dhe 1-2 dhe 8-10 Gusht. Ky festival është më shumë se një festë, është një urë që lidh shqiptarët nga të gjitha trevat, një thirrje për ta jetuar dhe përjetuar identitetin kombëtar në mënyrë moderne dhe kreative.

Me aktivitete që shtrihen nga muzika live, kolonia e piktorëve, filmi dokumentar, diskutimet tematike dhe deri te aktivitetet teatrale të rralla, “Ditët e Shqiptarit” kthehet në një platformë kulturore që bashkon brez pas brezi, veçanërisht ata që e vlerësojnë një përzierje të rrënjëve dhe ritmit të kohës.

Në zemër të lagjes së vjetër të Gjakovës, Çarshia e Madhe, në parkun kulturor “Ali Podrimja”, tek Çarshia e Jupave e te Lumi Krena Gjakovë, vizitorët do të mund të përjetojnë një mozaik të aktiviteteve që përfshijnë:

22 koncerte që do të ofrojnë muzikë nga artistë të njohur shqiptarë si Marigona që do të vijnë me një koncertë pas një kohe shumë të gjatë, Jericho, Blla Blla Blla, Elina Duni, Eda Zari, Eugent Bushpepa, Nezafete Shala, Don`t Listen to Your Neigbours, Vlashent Sata, Suad Mehmeti & Djemtë e Ulqinit, Offchestra dhe shumë të tjerë që do të elektrizojnë netët e qytetit.

Diskutime të hapura me figura si Ermal hasimja, Kim Mehmeti, Ermonela Jaho dhe Jeta Xharra, që sjellin reflektime mbi artin, kulturën dhe identitetin.

Ekspozita nga kolonia e piktorëve nga të gjitha trevat shqiptare, duke i dhënë jetë Çarshisë së Vjetër përmes ngjyrave dhe frymëzimit artistik.

Aktivitete sportive e artistike interaktive, nga kërcimet nga Ura e Fshajt deri te performancat ndërkombëtare me hulahop, origami dhe paradë me makina e motor klasik.

“Ditët e Shqiptarit” nuk është thjesht një festival, por një manifestim i përbashkët kulturor, ku të shkuarës i jepet vlerë përmes syve të së tashmes, ndërsa e ardhmja ndërtohet me art, dialog dhe bashkim.

Edicioni i dytë i festivalit është mbështetur me partneritet nga Komuna e Gjakovës, BPB Bank, Automita, Prishtina Ticket, Asgeto dhe shumë sponsor të tjerë.

Për më shumë rreth festivalit ndiqni faqet e “Ditët e Shqiptarit” në rrjete sociale sikurse Instagrami si dhe agjenden e plotë mund ta shihni këtu: Agenda – Fondacioni për Gjakovën

Kultura shqiptare më së miri festohet në Gjakovë!

- Advertisement -

Të Fundit