back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGëzim Kelmendi: Protesta e VV-së e forcon edhe më shumë Presidentin Thaçi

Gëzim Kelmendi: Protesta e VV-së e forcon edhe më shumë Presidentin Thaçi

Të ngjajshme

Protesta e thirrur e VV-së e forcon edhe më shumë pozicionin dhe autoritetin e Presidentit Thaçi.
Vet motoja e VV-së ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” synon të tregoj autoritetin e Presidentit Thaçi.

Por jo, Presidenti Thaçi nuk mundet të vendosë asgjë për popullin e Kosovës në këtë rast.
Edhepse ai po insiston në idenë e tij për korrigjim të kufijve, Presidenti Thaçi asgjë nuk mund të vendos.
Ngase për të realizuar marrëveshje ndërkombëtare i duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i duhen votat e 80 deputetëve.
Kështu që kjo ide e Presidentit Thaçi aktualisht është e pamundur të realizohet.
Vet koalicioni qeverisës i ka 60 deputet, edhepse brenda vet koalicionit ka kundërshtime për këtë ide.
Pastaj LDK-ja është kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve.

Kështu që kjo protestë nuk është e qëlluar.
Më shumë është për poena politik, pas goditjeve të brendshme që ka marrë VV-ja.

Në parim unë jam kundër protestave ngase shpesherë kanë shkaktuar dhunë, vrasje, lëndime dhe pasoja të ndryshme.
Por nëse VV-ja mendon të i kontribon vendit përmes protestave, deri tani ka pasur me dhjetëra arsye të protestoj kundër vendimeve të dëmshme të kësaj qeverie të udhëhequr nga koalicioni PAN-AKR-Lista serbe.
VV-ja ka treguar frikë dhe mungesë të guximit politik përballë Kryeministrit Haradinaj.
VV-ja po mendon ta rikthen imazhin e saj të humbur, me anë të protestave.
Asnjë protestë e saj prej themelimit të saj nuk i ka sjellë dobi vendit dhe qytetarëve.
Por përkundrazi, protestat e VV-së ka sjellur vetëm viktima, dhunë dhe dëme të ndryshme.

VV-ja shumë e ka të lehtë ta rrëzoj edhe Presidentin Thaçi edhe të i fitoj zgjedhjet.
Le të bëhen bashkë në koalicion parazgjedhor LDK-VV dhe kështu shpresoj do të i fitojnë zgjedhjet.
Ndërsa tani e deri sa të mbahen zgjedhjet, VV-ja sëbashku me LDK-në të bëhen parimor, ti mbajnë premtimet pe parazgjedhjeve, mos të frikësohen nga Kryeministri Haradinaj dhe mos të i mundësojnë kuorumin koalicionit qeverisës në seanca plenare.
Le të fillojnë pregaditjet për zgjedhje ngase këtë koalicion po e mbanë vetëm një ” pe i hollë” dhe gërshërët e këtij peri i ka Presidenti Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz