back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGëzim Kelmendi e quan pedofil priftin-drejtor të shkollës “Don Bosko” në Prishtinë

Gëzim Kelmendi e quan pedofil priftin-drejtor të shkollës “Don Bosko” në Prishtinë

Të ngjajshme

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi i ka komentuar fotot e drejtorit të shkollës “Don Bosko” në Prishtinë që u publikuan në mediat e portalet e vendit.

Ai aktin e drejtorit të shkollës ku shihet në disa fotografi jo të zakonshme me nxënëset e shkollës që drejton, e quan pedofili, dhe për këtë e fajëson edhe politikën kosovare, e cila sipas Kelmendit është treguar indiferente ndaj këtij skandali.

Ky është reagimi i Gëzim Kelmendit në Facebook:

“Pedofilizmi i Drejtorit të shkollës “Don Bosko” në Prishtinë ka nxjerr në pah anën e errët dhe të fshehur të politikës kosovare, e cila nuk është në gjendje ta thotë asnjë fjalë të vetme në mbrojtje të gjinisë femërore, konkretisht fëmijëve tanë, vajzave tona.
Pedofilizmi i shfaqur në shkollën “Don Bosko” në Prishtinë, është njollë e rëndë për nxënëset e asaj shkolle në veçanti, dhe për vet shtetin e Kosovës në përgjithësi.
Abuzimi seksual i moshave të reja-pedofilia, është vepër penale dhe e denuar me ligj.
Presim që institucionet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.

“Një popull nuk e shkatërron moszhvillimi ekonomik, por shkatërrimi etik (i moralit).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz