Geti dhe Majk vazhdojnë koncertet, por tregojnë gjestin bujar që bëjnë për të prekurit e tërmetit
BILLI

Lexo edhe“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 nëntorin

Reperët Getoar Selimi dhe Majk kanë lajmëruar se ata do të vazhdojnë të mbajnë koncertet pas tragjedisë në Shqipëri.
Dyshja e Babastars, Majk dhe Getoar Selimi kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmetet në Shqipëri.
Ata kanë vendosur që të mos e ndalin punën e tyre, duke mbajtur kështu koncertet e planifikuara, megjithatë, ata përmes një lajmërimi kanë treguar se një pjesë të fitimeve nga mbrëmjet muzikore do t’i ndajnë pikërisht për të kontribuar për banorët e prekur nga tërmetet.

Lexo edhe“Një komb, një flamur”, Dua Lipa uron 28 nëntorin
Geti shkruan: “Mbështetja jonë për rastet në nevojë nuk ka rreshtur asnjëherë. Situatën e tanishme në atdheun tonë e bashkëndjejmë sikur secili shqiptar, kudo që është. Ditët e fundit nuk kemi performuar, si shenjë solidarizimi me dhimbjen e të gjithë neve. Nga sot vazhdojmë me performancat tona dhe nga secila performancë e këtyre ditëve, sikur çdo herë tjetër, do të ndajmë kontribut për të gjithë vëllezërit e motrat në nevojë nga fatkeqësia e fundit! Geasy & Majk”./Gazeta Express/