HomeLajmeGërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Gërvalla: Sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë

Të ngjajshme

Gjini: Aleanca s’ka udhëhequr gjatë, por ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kosovës

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini është shprehur...

Barça ka vetëm një zgjidhje rreth Ter Stegenit, ja cila është ajo

Marc-André ter Stegeni mbetet nën kontratë me Barcelonën, por...

Maldini takohet me kandidatin për president të Fenerbahçes, a po kalon në Turqi?

Ndërsa ish-klubi i tij Milani është në kaos total,...

De la Fuente pyetet pse nuk ftoi asnjë lojtarë të Realit, ja si përgjigjet ai

Spanja gjatë ditës së sotme publikoi listën për Botërorin...

105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqësi diplomatike

Procesi i votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme...

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se sundimi i ligjit është shtylla që e mban shtetin në këmbë.

Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është pritur nga kryeprokurori Enis Gashi, me të cilin kanë diskutuar për funksionimin institucional të sistemit prokurorial dhe sfidat në garantimin e efikasitetit dhe koordinimit në trajtimin e lëndëve.

Sipas saj, pakoja prej pesë ligjeve, funksionalizimi i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe procesi i Vetingut, përbëjnë arkitekturën kryesore të forcimit të integritetit dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë.

Ajo ka theksuar se ky proces mbështetet në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, si element thelbësor për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e besimit në sundimin e ligjit.

“Kur drejtësia zbatohet pa përjashtim, shteti nuk deklarohet i fortë, bëhet i fortë”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz