BallinaShqiptareGent Cakaj jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Ministrit të Jashtëm...

Gent Cakaj jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme te kryeministri Rama.

Lajmin për këtë vendim e bëri të ditur vetë kryediplomati Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ku pohoi se pas përfundimit me shumë sukses të një sërë angazhimesh që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si edhe duke mos pasur asnjë synim për t’u angazhuar në kushtet e pragfushatës, në të cilat ndodhet Shqipëria, Cakaj e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Cakaj, gjithashtu në reagimin e tij, falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen kryeminstrit Rama, si edhe stafit të MEPJ-së për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

“Nënvizoj, midsi tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim”, përmbylli ministri në detyrë fjalën e tij.

Reagimi i plotë i ministrit në detyrë Cakaj:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj t’ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një vend në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ-së, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, midis tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time, shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz