BallinaBotëGazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Të ngjajshme

Nagavci, LDK-së: Po ju presim

Shefja e grupit parlamentar nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i...

Kurti: Feride Rushiti mbrëmë pati më shumë vota se Qeveria Thaçi dhe Qeveria PAN

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për...

LDK thërret konferencë në ora 21:00, i jep “selamin” Albin Kurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur për...

Sydney Sweeney surprizon fansat në festival, zhvesh të brendshmet dhe ua hedh atyre

Aktorja Sydney Sweeney ka befasuar fansat gjatë festivalit Stagecoach...

Lista e vendeve të bojkotuara nga kompania shtetërore ruse Gazprom po bëhet më e gjatë. Tani kësaj liste iu shtua edhe Holanda.

Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me gaz natyror për Holandën. Shkak për këtë ndërprerje është refuzimi i koncernit Gasterra për të paguar në rubla.

Pas këtij refuzimi Gazprom-i deklaroi se Holanda nuk do të furnizohet me gaz duke nisur nga data 31 maj 2022. Sipas të dhënave të koncernit holandez dy miliardë metra kub gaz, që ky Gasterra donte t’i blinte deri në tetor nga Gazprom janë porositur tani nga furnizues të tjerë.

Pas fillimit të luftës agresive në Ukrainë presidenti rus Vladimir Putin lëshoi një urdhër, sipas të cili vendet “jomiqësore” që importojnë gazin rus duhet t’i paguajnë në të ardhmen faturat e tyre në rubla. Rreth një javë më parë Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për Finlandën. Në prill Rusia kishte pezulluar edhe furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Bashkimi Evropian e akuzon Moskën për “shantazh”. /DW

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz