back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasGazmend Halilaj u arrestua në Drenas, i caktohet masa e ndalimit

Gazmend Halilaj u arrestua në Drenas, i caktohet masa e ndalimit

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Avokati Gazmend Halilaj nga Drenasi sot ka përfunduar në pranga të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ai ndonëse u shpall hero nga shoqëria civile për raportim të rastit me vajzën e mitur nga Drenasi, u arrestua me urdhër të Prokurorit të Shtetit nën dyshimin se është i përfshirë pikërisht në skandalin seksual me vajzën nga Drenasi.

Indeksonline nga burimet brenda Inspektoratit Policor të Kosovës ka mësuar se arrestimi i avokatit është bërë pasditen e sotme në Drenas.

 

 

Halilaj ditë më parë ishte intervistuar në IPK me urdhër të prokurorit, mirëpo më pas u la i lirë deri sot pasdite kur të njëjtit iu vendosën prangat.

Avokati sipas IPK-së u arrestua me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.

Deri më tani në pranga në lidhje me vajzën nga Drenasi kanë përfunduar katër persona: Polici Vesel Veseli, arsimtari Shkelzen Xhekaj, mjeku Fehmi Ahmeti dhe avokati Gazmend Halilaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz