Gazetarja i shpëton plumbit të snajperit dhe granatës së ushtarit izraelit |Video

Një gazetare e Al Jazeera arriti t’i shpëtonte një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës nga forcat izraelite, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse në Gaza.
Përplasjet mes izraelitëve dhe palestinezëve në Rripin e Gazës nuk kursejnë as gazetarët. Një gazetare e Al Jazeera arriti t’i shpëtonte një plumbi të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës nga forcat izraelite, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse në Gaza.
Pamjet dramatike të postuara në Twitter tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Al-Jazeera, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë. Gazetarja kishte veshur një kokore dhe jelek anti-plumb. E shtëna erdhi nga një snajper izraelit përtej gardhit të rrethimit.
Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar:

Lexo edheAmbasadori i Izraelit largohet nga Turqia
Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër …njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg.
Abdel-Hamid, gazetare e Al-Jazeera
Raportohet se rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2 000 të tjerë u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem një ditë më parë. Jeruzalemi është tokë e pretenduar si nga palestinezët ashtu edhe izraelitët.














