Gazetari Urall Boshnjaku: Mbrojtja e afërt më shtyu derisa po i bëja pyetje Kurtit, kërkon reagimin e këtij të fundit
dp

Lexo edheShoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram

Një incident pretendohet të ketë ndodhur gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve dhe vendosjes së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.
Sipas gazetarit Urall Boshnjaku, situata ka ndodhur në momentin kur gazetarët tentuan t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Edhe pse më herët ishte paralajmëruar se do të mbahej konferencë për media, Kurti nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
Boshnjaku ka deklaruar se gjatë tentimit për të marrë përgjigje nga kryeministri, pati reagim nga pjesëtarë të sigurimit të afërt, ku sipas tij ndodhi edhe shtyrje fizike.

Lexo edheShoqërohet në polici një 32-vjeçare në Ferizaj, kanosi zyrtarin komunal në Instagram
Lidhur me rastin, gazetari ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7, ku ka kërkuar reagim institucional dhe sqarim për situatën e krijuar gjatë aktivitetit zyrtar në Mitrovicë.