back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeGazetari i njohur i bashkohet Vetëvendosjes (FOTO)

Gazetari i njohur i bashkohet Vetëvendosjes (FOTO)

Të ngjajshme

Refuzohet ankesa e Rufki Sumës, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për...

Seanca për qeverinë e re mbahet të dielën nga ora 10:00

Lajmi.net raportoi sot se seanca për qeverinë e re...

Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

Kim Kardashian është diagnostikuar me një aneurizëm në tru....

Gazetari Mefail Bajqinovci i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

”Z. Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç etj. Si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, sot konsiderohet si njohës shumë i mirë i fushës së sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Mefail Bajqinovci, është emër shumë i njohur për publikun. Si gazetar, autor dhe drejtues i deritanishëm i emisionit “Puls” në KTV, për 18 vite z.Bajqinovci ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive.

Në publikun kosovar identifikohet si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar. Për 15 vjet rresht “Puls” ka goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale.

Z. Bajqinovci për këto 18 vite ka qenë një zë i fuqishëm kritik ndaj keqqeverisjes dhe abuzimeve me pozitat zyrtare, prona dhe haraç etj. Si rezultat i punës shumëvjeçare në gazetari, sot konsiderohet si njohës shumë i mirë i fushës së sundimit të ligjit.

Mefail Bajqinovci ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Ka mbaruar fakultetin e Komunikimit Masiv. Është trajnuar dhe çertifikuar në fushën antikorrupsion dhe siguri.

Z. Bajqinovci ka vendosur që t’i bashkohet VETËVENDOSJE!-s. /Telegrafi/

Fotografia e Albin Kurti

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz