Gazetari britanik për deputetën shqiptare: Një nga politikanet më të besushme në botë

Pas një interviste me Deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma, që ka dhënë për gazetarin Ian Pelham Turner, gazetari i famshëm Britanik e quan deputetën shqiptare një nga politikanet më të besueshme në botë, transmeton gazeta Metro.
Gazetari i njohur shprehet se intervista me Dumën është një nga më të pëlqyerat, dhe se është shumë i nderuar që e ka takuar.
“Kam 53 vite si gazetar dhe kam qenë i nderuar që të intervistoj disa nga njerëzit më të rëndësishëm dhe të fuqishëm në botë. E them sinqerisht se intervista me Grida Dumën ishte një nga më të pëlqyerat, grua dhe politikane interesante që unë kam patur nderin ta takoj” ka thënë ai.
Gazetari britanik ka thënë se ka pak politikane si ajo në botë.
“Ka pak politikanë në këtë botë, të cilët me të vërtetë besojnë te të drejtat e njeriut, që besojnë se luftojnë padrejtësinë, që besojnë se bota mundet dhe do të jetë një vend më i mire”. Është shprehë gazerati.
Lexo edheFOTO/ Vrau bashkshorten, ja kush është gardisti….
Ai tutjee quan intelegjente, të fuqishme asnjëherë e paqëndrueshme.
“Grida Duma është nga ato pak njerëz të vërtetë, që padyshim ka interes për çështjet me të cilat ballafaqohet bota. Shumë inteligjente, jashtëzakonisht e fuqishme, por asnjëherë e paqëndrueshme, ajo flet me ndjenja, me pasion të madh dhe me një ndjenjë unike të dinjitetit. Ndërkohë që lejon që feminiteti i saj të shihet gjithmonë dhe zbulon ndjenjat e saj të vërteta” ka deklaruar Turner.
Ai iu bën thirrje shqiptarëvë që ta ruajn Dumën sepse se shpejti do të bëhët nga politikanët më të besushme në botë.
Kujdesuni për këtë vajzë të re, ajo është një kredi e madhe për Shqipërinë, për gruan në përgjithësi dhe po bëhet shumë shpejt një nga politikanët më të besueshëm në botë”, shprehet gazetari i njohur për deputeten e Partisë Demokratike./gazetametro.net














