Sulmuesi i Leicester, Jamie Vardy, është vlerësuar me çmimin lojtari i vitit për sezonin 2015/16 nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv. Lojtari i kombëtares angleze e ka marrë këtë çmim pasi shoku i tij i ekipit Riyad Mahrez është shpallur lojtari më i mirë i vitit në këtë sezon të Premier League javën e kaluar.
Vardy, i cili ka shënuar 22 gola në këtë sezon duke ndihmuar Leicester të shkojë një hap larg titullit të parë në kampionatin anglez, ka fituar garën me shokët e skuadrës N’Golo Kante dhe Mahrez. Në total kanë qenë shtatë lojtarët e “Dhelprave” të nominuar për të marrë vlerësimin, teksa Vardy është bërë lojtari i parë në historinë e klubit që e fiton këtë çmim.