Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë, e të vështirë, duke lënë pas dy lëndimet që e kishin larguar nga stadiumet.
Pas ndeshjes së tij të parë që nga rikuperimi, 21-vjeçari shprehu emocionet e tij në një intervistë për mediat, shkruan Indeksonline
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Sot, kur dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim, më përshkoi një ndjenjë shumë e fortë në gjithë trupin,” tha Gavi, duke treguar emocionet që përjetoi teksa rifilloi aktivitetin me ekipin e tij.
Ai shtoi gjithashtu se trajneri Hansi Flick, e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe:
“Hansi është me mua si një baba. I jam shumë mirënjohës sepse gjithmonë ka besuar tek unë, pavarësisht dy lëndimeve që kam pasur. Shpresoj që ai të vazhdojë për shumë vite të tjera.”
/Indeksonline/