back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeGashi për Kurtin: E ka shëndrruar Kosovën në një cirk terri

Gashi për Kurtin: E ka shëndrruar Kosovën në një cirk terri

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi foli në Kuvend në lidhje me situatën me energjinë elektike në vend.

Ai tha se kryeministri Kurti e ka shëndrruar Kosovën në një cirk terri.

“Para një viti kryeministri i sotëm projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror, e kishte krijuar përshtypjen për vetën që bota ishte në pritje të tij dhe tani kur ka kaluar një vit, as nuk është shëndrruar në një politikan botëror, por u shëndrrua në thelb në një politikan që prodhon çdo ditë probleme për vendin e tij, e ka shëndrruar Kosovën në një cirk terri”, u shpreh ai.

Tutje, ai u shpreh se thëngjilli do t’i mbys qytetarët e Kosovës.

“Po i thoni qytetarëve të Kosovës, mos u nxëni me energji elektrike, po me burime tjera, po me çka, thëngjilli ka me i mbyt qytetarët e Kosovës, ka me i mbyt kanceri, sepse kanë me kaluar të gjithë në thëngjill. Ju sot e konsideroni luks me u ngroh qytetarët dhe nuk ia jepni asnjë burim tjetër”, tha Gashi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz