Garë e zjarrtë brenda PDK-së, pak vota ndajnë tre kandidatët për një ulëse në kuvend
dp

Lexo edheFerizaj nis dezinsektimin hapësinor, publikohet orari dhe zonat që do të trajtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rreth 65% të votave për deputetë, ndërsa një garë jashtëzakonisht e ngushtë po zhvillohet brenda Partisë Demokratike të Kosovës për sigurimin e një mandati në Kuvend.
Sipas rezultateve të deritanishme, Adriatik Berisha kryeson me 11,400 vota, i ndjekur nga Xhavit Haliti me 11,136 vota. Në vendin e tretë renditet Hajdar Beqa me 11,017 vota, transmeton Indeksonline



Diferenca mes tre kandidatëve është minimale, me vetëm 383 vota që i ndajnë nga njëri-tjetri, duke e bërë këtë një nga garat më interesante dhe më të paparashikueshme të këtyre zgjedhjeve.

Lexo edheFerizaj nis dezinsektimin hapësinor, publikohet orari dhe zonat që do të trajtohen
Me mbi një të tretën e votave ende të paprocesuara, renditja mbetet e hapur dhe çdo votë mund të rezultojë vendimtare në përcaktimin e fituesit. /Indeksonline/
