back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu me fjalim prekës për jetën dhe familjen e Milaim Zekës

Ganimete Musliu me fjalim prekës për jetën dhe familjen e Milaim Zekës

Të ngjajshme

Lugu i Butë — Krimet e tmerrshme në Komunën e Istogut

Shkruan: Gani Dreshaj Një letër e hapur për komunitetin, historianët...

Deputeti Milaim Zeka, sot e prezantoi partinë e tij me emër Partia Euroatlantike e Kosovës.

Gjatë këtij prezantimi foli edhe deputetja, Ganimete Musliu e cila plotë emocione rrëfeu për jetën e Milaim Zekës.

Ajo përmendi edhe gjyshen e Milaim Zekës dhe momentet kur ajo kërkonte llogari nga ish-policët serbë për arrestimin e Milaim Zekës.

“Sot jam këtu si deputete e parlamentit të Republikës së Kosovës, jo për tu veçuar nga kolegët e mi të cilët nuk janë këtu në mesin tonë e as për tu dalluar nga ta, jam për disa arsye tjera. Jam këtu për të treguar se para se të jemi politikan anëtar të ndonjë partie, jemi njerëz që jetojmë në të njëjtin vend me të njëjtat halle e probleme, jemi njerëz që i gëzojmë bashkë fitoret dhe sukseset tona të përbashkëta. Sot jam këtu për të uruar ty Milaim, për të uruar ty për familjen tande, familje e cila shumë herë u maltretua e u persekutua për emrin tand. Jam këtu Milaim Zeka sot për ty, sepse jeta jote, i pëlqeu apo jo dikujt lidhet me rrugën e Kosovës. Duke të njohur personalisht si bashkëfamiljare e juaja, sepse për dikë ndoshta ky fakt është i panjohur por ne kemi lidhje gjaku, sot dua të them se rruga jote që lidhet me fatin e Kosovës, është një rrugë aspak e lehtë, është një rrugë plot sakrificë, plot derte e halle, por është një rrugë plot krenari po ashtu. Sot jam këtu për gjyshen Vahide e cila të ka besu shumë dhe gjithmonë ka qenë shumë krenare me ty. Do ta them sot një fakt që s’ta kam thanë asnjëherë e që është fakt edhe për personat që janë këtu në sallë. Pas largimit me dhunë të forcave serbe të sistemin, gjyshja Vahide me çdo ish-polic që e takonte e shikonte mirë në fytyrë dhe i thoshte “A mos je ti ai polici që ke ardh me arrestu Milaimin?”. Kështu që unë sot ndjehem shumë krenare me ty, me rrugëtimin tënd me jetën tane me sukseset tua dhe jam shumë e bindur që nga lartë edhe gjyshja Vahide ashtu siç të ka besuar, beson edhe sot në ty dhe është shumë krenare me ty”, u shpreh me emocione deputetja Ganimete Musliu.

Ajo uroi që edhe program i Partisë Euroatlantike të Kosovës, të jetë ashtu siç e ka emrin. /Periskopi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz