Ganimete Musliu: Ec e mos reago, ec e mos plas!!!
Deputetja Ganimete Musliu ka reguar ndaj një komunikate të EULEX dhe zyres së BE-së në Kosovë që kërkojnë që të respektohen vendimet e gjykatës.
Deputetja Musliu ka bërë edhe një krahasim ku për masakrën e Reqakut është dënuar vetëm një serb, kurse për disa shuplaka janë dënuar shqiptarët me 49 vjet!
Reagimi i deputetës Musliu në Facebook:
Kur per masakren e Reqakut u denua vetem nje person(polic serb)me 15 vjete burg e qe i ka mbajte veq 7-8 vjet ndersa Grupi Drenica 2, per disa shuplaka qe ja paska dhane dikush dikujt denohen dhjetra persona me 49 vjet burg.

Lexo edheSi u vra Ramiz Hoxha dhe sa larg nga vendi i largimit u pa Fatmir Limaj
Mos instaloni procese politike nese doni qe ne ti pranojme vendimet e tyre.
Kur gjykatat jane politike, kur gjykatat shkelin te drejtat e njeriut dhe kur gjykatat montojne procese mesjetare atehere behen me patjeter teme per Parlament.
Asnjeherë nuk do të heshtim para padrejtësive të tilla.
Edhe Parlamenti eshte Institucion i pavarur por dikush don ti vendose korpë goje.
As Deputët nuk lejojnë nderhyrje ne punën e tyre.
/www.drenicapress.info/












