back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeGani Thaçi reagon pas arrestimit të Enis Qerkës për drogë

Gani Thaçi reagon pas arrestimit të Enis Qerkës për drogë

Të ngjajshme

Foda e Ademi zbarkojnë në SHBA

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Fluturime të reja direkte nga Prishtina drejt Salzburgut me PrishtinaTicket!

PrishtinaTicket sjell linjën e re direkte për në Salzburg,...

Kurti: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në...

Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se i arrestuari nën dyshim për posedim të lëndëve narkotike – heroinë, Enis Qerka, nuk është shoferi i tij.

Por, Gani Thaçi ka shtuar se Qerka i cili është arrestuar nën dyshimin e posedimit të lëndëve narkotike është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës”, ka thënë Thaçi për Arbresh.info. “Enis Qerka nuk është shoferi im”, ka theksuar ai.

Thaçi ka shtuar gjithashtu se rasti ka ndodhur në ditë vikendi.

“Ky rast ka ndodhur të shtunën për të cilën unë nuk marrë përgjegjësi, Enisi nuk ka qenë me veturë zyrtare “, ka shtuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se nuk merr përgjegjësi për veprimet e askujt.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/g-thaci-reagon-pas-arrestimit-te-enis-qerkes-604161/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz