Tentimet për të arritur një marrëveshje dy partitë LDK e VV, i ka komentuar edhe Gani Geci.
Sipas informatave që Geci beson se i ka, të hënën do të arrihet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, shkruan Reporteri.net.
Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Qeveria do të bëhet dhe “kushdo që ka kontribuuar që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë”.
“Informatat janë se Qeveria Kurti të hënën do të arrihet dhe kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë”, ka shkruar tutje Geci.
Ndryshe, nga LDK-ja kanë dhë mesazhe për një gjë të tillë, mirëpo VV-ja nuk kanë folur sot rreth kësaj teme./Reporteri.net