BallinaLajmeGani Geci në “konak” te Sali Berisha

Gani Geci në “konak” te Sali Berisha

Të ngjajshme

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Albulena Haxhiu takohet me kryetarin e KQZ-së

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes...

Cazorla ka marrë një vendim për karrierën e tij

Santi Cazorla , kapiteni i Real Oviedos dhe një...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot e ka pritur për një takim ish-deputetin në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci. Njoftimin për këtë takim e ka dhënë Geci, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se takimi ishte shumë miqësor, duke e quajtur Berishën lider historik të së djathtës në Shqipëri.

“Të dashur miq, sot së bashku me Sabi Kaçanollin ishim në një takim shumë miqësor me liderin historik të së djathtës në Shqipëri, ish presidentin, ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha”, ka shkruar ai.

Geci ka thënë se me Berishën ka biseduam për Kosovën, Shqipërinë e politikën ruso-serbe në Ballkan.

“Biseduam për njerëzit e politikës në Kosovë të cilët tentuan ta ndajnë Republikën e Kosovës, biseduam edhe për sfidat e PD-së në Shqipëri edhe për LDK-në në Kosovë gjithashtu dhe për shumë çështje me prioritet në përgjithësi. E përgëzova doktorin, për shëndetin dhe energjinë e pa shterrshme që e ka dhunti nga Zoti dhe ne fund e falënderova për pritjen!”, ka shkruar Geci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz