back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFutbollisti nga Drenica për çdo muaj ia dorëzoi pagën një familjeje në...

Futbollisti nga Drenica për çdo muaj ia dorëzoi pagën një familjeje në nevojë, gjestin e tij e zbuluan shumë pak njerëz

Të ngjajshme

Besim Bajraktari tash e pesë vite i ka thënë futbollit lamtumirë, duke i vënë’ këpucët në gozhdë’, përcjellë Insporti.

‘Besi’ gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur për Drenicën duke dhënë kontribut të madh për skuadrën nga qyteti i Skënderajt.

Ai gjithashtu ka kontribuuar për gjatë një viti për një familje në nevojë, duke ia dorëzuar pagën mujore të cilën e fitonte në klub.

Bajraktari për këtë veprim të tij u ka treguar vetëm disa shokëve të tij të ngushtë, por jo edhe bashkëlojtarëve të tij në skuadër.

Bajraktari pas një kohe të gjatë e ka zbuluar një gjë të tillë pas insistimit të Insportit. “Në edicionin 2002-03, një familje nga Drenica ishte në kushte të rënda financiare. Vendosa që pagën të cilën e fitoja në klub, t’ua dorëzoi atyre. Pagën time e kam dorëzuar në shtëpi andaj vendosa që ta ndihmojë atë familje”,nis rrëfimin e tij për Insporti, Besim Bajraktari.

Ndryshe, familja e tij tash e 30-vite merren me një biznes familjar në Komunën e Skënderajt.

E zbuluan shumë pak njerëz

Tutje, ‘Besi’ zbulon se shumë pak njerëz e kanë ditur këtë fakt. “Nëse i ndihmon dikujt, nuk është e nevojshme që të bëhet reklamë. Nuk kam dashur që një gjë të tillë ta dijë askush, e zbuluan vetëm disa shokë të ngushtë”, shtoi Besim Bajraktari.

Pas një viti, Bajraktari e ndali ndihmën ndaj familjes në nevojë për faktin se kushtet financiare atyre iu përmirësuan. “Disa meshkuj të familjes në fjalë gjetën punë dhe i përmirësuan kushtet ndërkohë që më falënderuan dhe më thanë që tashmë jemi më mirë me financa”.

Ai dhe familja e tij në vazhdimësi i ndihmojnë njerëzit, por që Bajraktari nuk preferon që ta flas më tutje lidhur me këtë temë.

Kush është Besim Bajraktari?

Besim Bajraktari e ka nisur karrierën te skuadra e Drenicës në moshën 16-vjeçare. Ai deri në moshën 35-vjeçare i qëndroi besnik klubit ‘kuq e zi’.

“Jam shumë i lumtur me karrierën time. Në të gjitha qytetet me respektojnë, ata që përcjellin futboll. Pas përfundimit të karrierës, kishe oferta për tu emëruar ndihmës-trajner në ekip, mirëpo ato i kam refuzuar për faktin se jam shumë i angazhuar me biznes familjar. Edhe ashtu më ka humbur dëshira”.

Kurrë më në futboll, është shndërruar në ‘Shqiponjë të Zezë’

Në pyetjen se a synon që një ditë t’i rikthehet futbollit, kësaj radhe jashtë fushës, Bajraktari ishte i shkurtër. “Kurrë nuk do të rikthehem pasi që më ka humbur dëshira”.

Megjithatë, ai nuk mund të largohet totalisht nga futbolli. “Më mirë po ndjehem si tifoz. Vitet e fundit jam shndërruar në Shqiponjë të Zezë (tifozët e Drenicës)”,përfundoi Besim Bajraktari. /Insporti.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz