BallinaLajmeFutbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin...

Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarët ishin të parët edhe pse iu shitëm ujin 5 euro, grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët

Të ngjajshme

Takimi Trump-Xi në maj, presidenti amerikan: Do të jetë një ngjarje monumentale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar...

Zbulohet një rast i kontrabandës së mallrave, sekuestrohen mijëra produkte

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe...

Rrustemi thotë se do t’i aktivizojnë takimet me opozitën për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se...

Situata e vështirë që po kalon Shqipëria nga tërmetet i ka bërë të gjithë bashkë, me shumë shtete që nuk e kanë kursyer ndihmën e tyre.

Ndihmat ishin të shumta si nga Kosova, Serbia apo edhe Greqia, të cilat menjëherë u bashkuan me shqiptarët për të nxjerrë personat që ishin nën rrënoja.

Pikërisht për këtë ka folur edhe mesfushori i Skënderbeut , Bruno Dita, i cili nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka dhënë një mesazh të veçantë.

“Kosovarëve që ua shitëm ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë nuk pyetën 2 herë për t’u futur nën rrënoja vetëm për një jetë më shumë. Grekët që i ‘urrejmë’ me shpirt u gjendën të parët, të pakursyer për të shpëtuar jetët tona. Francezët që nuk na donin në Europë janë aty, italianët që janë racista janë aty, serbët, kroatët, rumunët të gjithë janë aty, ashtu siç duhet të jenë kur miku është në vështirësi…”, shkruan Dita.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz