Futbollisti i Liverpulit largohet nga Kupa e Botës dhe njofton pensionimin
dp

Lexo edhe“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Ëndrra e japonezit, Endo ka mbetur në gjysmë.
Futbollisti i Liverpulit i cili ishte grumbulluar me kombëtaren e Japonisë, është larguar nga Kupa e Botës, pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Islandës, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu, 33-vjeçari mbrëmjen e së enjetes ka njoftuar pensionimin e tij nga kombëtarja.
“Siç është njoftuar, do të largohem nga skuadra e Kupës së Botës. Që nga dëmtimi im, kam bërë gjithçka që kam mundur për të arritur deri këtu, ndaj nuk kam asnjë pendesë.

Lexo edhe“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël
Sigurisht që ekziston zhgënjimi që nuk do të jem pjesë e këtij Botërori, por mbi të gjitha jam krenar për mënyrën se si jemi zhvilluar së bashku që nga Kupa e Botës në Katar.
Si kapiten, pata privilegjin ta udhëheq këtë ekip dhe ta kthejmë ëndrrën për ta fituar Kupën e Botës në një objektiv për të cilin flasim natyrshëm”, ka thënë Endo në mesazhin lamtumirës.
Japonia ka njoftuar se në vend të tij është ftuar futbollisti Shuto Machino./IndeksOnline/