Futbollistët e Milan-it arrijnë në Prishtinë (VIDEO)
01·

Kanë arritur në Prishtinë skuadra e Milanit.
Rossonerët pas arritjes në kryeqytetin e Kosovës, janë akomoduar në hotelin “Swiss Diamond”.
Ndërsa pak orë më vonë, përkatësisht në ora 14:00, pritet të mbahet edhe konferenca për shtyp ku pritet të jenë të pranishëm legjenda e klubit, Paolo Maldini, trajneri i skuadrës dhe njëri nga lojtarët, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Lexo edhePolicia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek ura, mbeten dy persona të lënduar (FOTO)
Kujtojmë që Milan dhe Feronikeli do të luajnë miqësoren historike me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.














