Futbolli spanjoll stopon në minutën e 9-të në nderime të Jesús de Miguel
dp

Lexo edhe“Shqiponjat” bëhen gati për fluturimin e radhës – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike

La Liga kishte konfirmuar zyrtarisht se në të gjitha ndeshjet e xhiros së radhës (javës së 12-të), loja do të ndalet përkohësisht në minutën e 9-të për të nderuar kujtimin e sulmuesit të Tenerife, Jesús de Miguel, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një përplasjeje në fushë.
Minuta e 9-të është zgjedhur si simbolikë për shkak të numrit të fanellës që ai mbante gjatë karrierës së tij. Përveç ndërprerjes në minutën e 9-të, para çdo ndeshjeje po mbahet edhe një minutë heshtje në nder të tij shkruan Indeks Online.
Ndeshja e parë zyrtare ku u zbatua ky vendim i La Ligës ishte Sevilla vs. Deportivo Alavés e cila u luajt mbrëmë, në stadiumin Ramón Sánchez-Pizjuán.
Lojtarët e te dyja ekipeve bënë një hyrje emocionale me fanella të veshura me numrin 9-të për të nderuar kujtimin e tij.
Ky vendim u zbatua edhe në ndeshjet që u zhvilluan sot dhe do të vazhdojë të zbatohet edhe në të gjitha ndeshjet e tjera të këtij vikendi në futbollin spanjoll./Indeks Online/
Lexo edhe“Shqiponjat” bëhen gati për fluturimin e radhës – Bad News Eagles paralajmërojnë rikthimin në Counter-Strike
Todo el fútbol se une.
El SevillaAlavés rinde homenaje a Jesús de Miguel.SiempreEnNuestroRecuerdo https://t.co/KGdyrhFb6o
— LALIGA (@LaLiga) November 6, 2026