BallinaLajmeFurnizimi me rrymë ia rrezikon kontratën me jashtë një fabrike në Kosovë

Furnizimi me rrymë ia rrezikon kontratën me jashtë një fabrike në Kosovë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Ka gati dy ditë që fabrika për prodhimin e gypave dhe profileve të metalit ka mbetur pa kryer asnjë punë.

Një prishje ende e paidentifikuar e energjisë ka detyruar pronarët t’i dërgojnë në shtëpi të gjithë punëtorët, raporton KTV.

Kjo, sipas pronarëve, ka shkaktuar probleme të mëdha dhe rreziqe për humbje të kontratave me kompanitë nga jashtë.

Ata thonë të kenë kërkuar ndihmë në KEDS për rregullimin e kësaj situate, por nuk kanë gjetur mbështetje. Reka ka bërë të ditur se kjo nuk është hera e parë që po përballet me mungesë të furnizimit të rregullt me energji.

Pasi, sipas tij, KEDS-i asnjëherë nuk e ka njoftuar kur ka pasur ndërprerje të energjisë, ai ka ndërmend ta dërgojë në gjykatë.

Mirëpo, KEDS-i ka bërë të ditur se këtë kompani nuk do të mund ta ndihmojë në rregullimin e rrymës për faktin se kablloja e dëmtuar është aset i një konsumatori dhe ai asnjëherë nuk ka kërkuar që ta bartë si aset në këtë kompani.

Por, kanë thënë t’i kenë ofruar ndihmë në hulumtim dhe gjetje të vendit se ku është prishur kablloja, ndërsa rregullimin e prishjes e bën vet konsumatori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz