back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaBotëFundosen 3 anije me myslimanë që po iknin nga dhuna në Myanmar

Fundosen 3 anije me myslimanë që po iknin nga dhuna në Myanmar

Të ngjajshme

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Tri anije të mbushura me myslimanë të etnisë rohingya, të cilët po iknin nga dhuna në Myanmar, janë fundosur në Bangladesh. Sipas zyrtarëve, kufomat e 26 grave dhe fëmijëve janë nxjerrë nga uji.

Komandanti i rojës kufitare të Bangladfeshit, koloneli Ariful Islam, ka thënë se të paktën tri anije që po bartnin një numër të panjohur myslimanësh rohingya u fundosen në Lumin Naf ditën e mërkurë, transmeton Express.

- Advertisement -

Kufomat e 15 fëmijëve dhe 11 grave janë nxjerrë sot. Nuk është e qartë nëse ka të zhdukur.

Javën e kaluar, një grup i kryengritësve të etnisë rohingya i sulmuan dhjetëra postblloqe policore në shtetin Rakhine të Myanmarit, duke nxitur luftime me forcat e sigurisë që i kanë lënë më shumë se 100 persona të vdekur dhe i kanë detyruar të paktën 18 mijë të tjerë të ikin në shtetin fqinj, Bangladesh. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz