Reuters transmeton pohimet e Institutit amerikane të Gjeologjisë se tërmeti ka qenë rreth 67 kilimetra në verilindje nga Ivakia, në thellës prej 10 kilometrash, kurse TASS njofton se është goditur prefektura e Fukushimas dhe të dhënat për lëvizjen e cunameve, transmeton lajmi.net.
Agjencia ruse thekson se kompania nga Tokio që merret me energji elektrike (TEPCO) po kontrollon nëse ka pasoja në centralin bërthamor Fukushima-1 NPP.
“Deri me tash nuk kemi arritur të shohim diçka të jashtëzakonshme”, thekson TEPCO.
Të kujtojmë se nga tërmeti i fuqishëm i cili kishte goditur Japoninë në vitin 2011 ishte shkaktuar cunami. Nga ky cunami mbetën të vdekur 16 mijë njerëz, kurse 2500 ende rezultojnë të zhdukur. /Lajmi.net/