FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq
dp

Lexo edheIlir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sipas njoftimit, më 3 shkurt 2026 në Zonën e Badovcit, Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve”, transmeton lajmi.net.
Ndërsa më 6 dhe 7 shkurt 2026 në Zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të zhvillojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
Komuna thekson se këto ushtrime dhe trajnime kanë karakter profesional dhe edukativ, dhe janë pjesë e zhvillimeve të rregullta të kadetëve.

Lexo edheIlir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh
Qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve. Për çdo informatë shtesë, do të njoftohen me kohë./lajmi.net/