FSK konfirmon nivelin e lartë të gatishmërisë me trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”
dp

Lexo edhe“Autorizon Presidentin amerikan të vendosë sanksione ndaj çdo zyrtari në Ballkan që është i përfshirë në korrupsion”- Akti i ri ligjor në Amerikë

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përmbyllur me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, pas tre javësh intensive dhe të mbushura me sfida të vazhdueshme. Ky trajnim selektiv kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale, fizike dhe mentale të pjesëmarrësve.
Ushtrimi final, që zgjati 72 orë pa ndërprerje, përfshiu patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake. Në këtë fazë përfundimtare, kursantët realizuan me sukses misionin e caktuar, duke ekzekutuar sulmin me profesionalizëm të lartë, vendosmëri dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.
Përfundimi i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

Lexo edhe“Autorizon Presidentin amerikan të vendosë sanksione ndaj çdo zyrtari në Ballkan që është i përfshirë në korrupsion”- Akti i ri ligjor në Amerikë