BallinaLajmeFSK-ja sot nis shpërndarjen e ujit për banorët e Deçanit

FSK-ja sot nis shpërndarjen e ujit për banorët e Deçanit

Të ngjajshme

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Krasniqi: Kurti ka urrejtje çnjerëzore ndaj Thaçit

Ish-anëtari i Vetëvendosjes Florin Krasniqi, ka vendosur që t’i...

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Izet Zenuni, shef i Shtabit emergjent në Deçan, thotë se nga sot anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’u dalin në ndihmë banorëve të fshatrave të Deçanit, për çka do që të kërkohet nevoja.

Zenuni në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, tha se ministri i mbrojtjes Armend Mehaj, ka ofruar ndihmë në logjistikë e staf.

Sipas Zenunit, FSK-ja nga sot do të shpërndajë ujë nëpër fshatrat ku ka nevojë.

Ditëve të fundit, furnizimi me ujë në disa fshatra të Deçanit është ndërprerë pas dyshimit se janë helmuar qindra banorë nga konsumimi i tij. Analizat nuk e kanë konfirmuar ende këtë hipotezë, por dyshimet më të mëdha janë tek uji. Sot është lëshuar uji vetëm për nevoja sanitare, jo edhe për pije.

“FSK-ja ka zbarkuar në Deçan dhe sot do të vazhdojë ashtu siç kërkojmë ne”, ka thënë Zenuni.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, sot ka shpallur gjendje emergjente për shkak të numrit të madh të banorëve që kanë kërkuar ndihmë, gati të gjithë me simptoma të helmimit.

Vetëm sot, janë paraqitur për trajtim ambulantor e spitalor rreth 350 qytetarë.

“Ky është një numër i madh për një vend të vogël si Deçani”, ka shtuar Zenuni.

Ai tha se niveli qendror ishte i shkëputur nga ajo që po ndodh në Deçan deri më sot, kur këtë vend e kanë vizituar presidentja dhe ministra të kabinetit qeveritar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz