back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeFSK - institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës

FSK – institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Me datë 24 mars 2017, “Instituti Kosovar  për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave KIPRED”, para mediave bëri shpalosjen e matjeve të opinionit publik kosovar të periudhës 15 nëntor 2016 deri me  15 shkurt 2017,  për institucionet e sigurisë në vend dhe për drejtuesit kryesor të këtyre institucioneve.

“Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë (5), FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88” thuhet në njoftimin e FSK përmes një komunikate për media, transmeton Indkesonline.

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë.

Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme  dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së. Ky rezultat është edhe pasojë e menaxhimit dhe drejtimit  shumë transparente të MFSK-së dhe FSK, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë.

Sigurisht se këto vlerësimet  të larta edhe më shumë e obligojnë FSK-në dhe MFSK-në, që edhe në të ardhmen të angazhohen  edhe më shumë në realizimin e objektivave të planifikuar dhe kryerjen e detyrave të përgjithshme, që dalin nga Plani i Veprimit Vjetor të Punës.

Në  takim, nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, morën pjesë, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Departamentit të Operacioneve dhe Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, si dhe deputet e përfaqësues të institucioneve tjera të sigurisë.

T
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz