BallinaLajmeFSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Të ngjajshme

Neuer pranë rinovimit me Bayern

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi...

Pentagoni dhe projekti sekret i “ushtarëve me mendje–makinë”

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi një...

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Conference League

Sulmuesi i Crystal Palace, Ismaila Sarr ka hyrë në...

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar një kontingjent të Kërkim-Shpëtimit për të intervenuar në operacionin e kërkimit të një personi të humbur në rrjedhën e lumit Mat.

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila përmes një postimi në Facebook, njoftoi se i zhdukuri në lumin e lartpërmendur është Jurgen Karaj, 24-vjeçar.

“Bashkë në çdo sfidë! Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj. FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë”, ka shkruar presidentja

Postimi i plotë:

Bashkë në çdo sfidë! 🇽🇰🇦🇱
Dje, pas propozimit të Qeverisë, kam autorizuar dërgimin e FSK-së në Klos të Shqipërisë në kërkimet për gjetjen e 24 vjeçarit Jurgen Karaj.
FSK, si gjithmonë, e gatshme për ndihmë vëllazërore, kudo dhe kurdo që ka nevojë./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz