HomeLajmeFSK dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrim për menaxhim emergjencash

FSK dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrim për menaxhim emergjencash

Të ngjajshme

Pas 34 vitesh martesë, Barack Obama rrëfen sekretin e dashurisë me Michelle

Pas gati 34 vitesh martesë, Barack Obama dhe bashkëshortja...

Dënim i rëndë nga FIFA për futbollistin e Katarit, pasi theu këmbën e Kone

Futbollisti i Katarit, Assim Madibo ka marr një dënim...

Mësohet përballja e parë e 1/32 së finales në Kupën e Botës

Faza e grupeve në Kupën e Botës po shkon...

Xheneta lajmërohet nga palestra, shkëlqen me paraqitje

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është...

Çështjet Civile/Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ekipin CMSE të Ushtrisë Amerikane dhe Komunën e Drenasit, organizuan Ushtrimin në Tavolinë (TTX) në Drenas, me qëllim testimin e koordinimit institucional dhe reagimit ndaj situatave emergjente.

Në këtë ushtrim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, të cilët zhvilluan një skenar simulues të përballjes me vërshime në territorin e Komunës së Drenasit.

“Gjatë aktivitetit u testuan mekanizmat e koordinimit ndërinstitucional, proceset e vendimmarrjes, komunikimi dhe menaxhimi i burimeve në raste emergjente. Pjesëtarët e FSK-së prezantuan praktikat më të mira në fushën e menaxhimit të krizave dhe reagimit ndaj emergjencave”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ushtrimi shërbeu për identifikimin e sfidave, rritjen e gatishmërisë institucionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve për reagim të koordinuar dhe efikas ndaj situatave të krizës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz