BallinaShqiptareFshati pa shkollë / Mësuesja ka dalë në pension, fëmijët duhet të...

Fshati pa shkollë / Mësuesja ka dalë në pension, fëmijët duhet të udhëtojnë 2 orë larg

Të ngjajshme

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë

NASA ka hequr dorë nga plani i mëparshëm për...

Mbi gjysma e qytetarëve jashtë tregut të punës, alarm për ekonominë e Kosovës

Mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë...

Mimoza Rregji është nënë e 4 vajzave nga fshati Bulsharë në zonën e Mirditës.

Vajzat i ka në moshë për të shkuar në shkollë, por këtë të hënë shkolla në fshatin e tyre nuk do t’i hapin dyert pasi e vetmja mësuese që jepte mësim aty ka dale në pension dhe nga Drejtoria Arsimore nuk është marrë asnjë masë.

Tashmë vajzat e saj të mitura është e detyruar që t’i dërgojë në një shkollë tjetër por sërish mbetet problem transporti i tyre për në shkollë.

Në këmbë rruga për në shkollë është më shumë se dy orë larg.

Kërkesa e vetme e Mimozës është vendosja e transportit pasi të njëjtin problem kanë edhe fshatrat e tjerë në këtë zonë.

Fëmijët e kanë me shumë dëshirë vajtjen në shkollë të hënën,por nëse nuk vendoset një furgon për t’i dërguar në shkollë, Mimoza por edhe banorët e tjerë janë të detyruar që fëmijëve t’ua ndërpresin shkollën nga pamundësia.

Njerëzit në këto fshatra po e braktisin gjithnjë e më shumë këtë zonë, pasi këtu nuk mungon vetëm shkolla, por edhe qendra shendetesore. Në këto kushte, ku banorët po braktisen nga shteti,ata te cilet kane pak mundesi kanë gjetur zgjidhje ikjen nga fshati.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz