BallinaJetëKurioziteteFshati i beqarëve, nuk shkojnë nuse se s’ka rrugë

Fshati i beqarëve, nuk shkojnë nuse se s’ka rrugë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Në Fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve.

Rruga e hapur në periudhën e diktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt; me pluhur në verë, dhe baltë në dimër.

Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg.

“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngordhin edhe gomarët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.

Në Bashkinë e Lushnjes e njohin problemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.

“Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.

Ndërkohë në fshat janë mësuar të presin dhe të protestojnë.

Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson. Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.

“Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët. /TCH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz