back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeFronti i ftohtë përfshinë Evropen dhe Ballkanin, në Kosovë arrin kah mëngjesi!

Fronti i ftohtë përfshinë Evropen dhe Ballkanin, në Kosovë arrin kah mëngjesi!

Të ngjajshme

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Fronti i ftohtë dhe i lagësht ajror me origjinë nga Atlantiku ka përfshirë sot shumë pjesë të Evropes duke shkaktuar reshje shiu por edhe reshje bore të cilat ranë për herë të parë edhe nëpër disa ultësira në Britaninë e Madhe, Gjermani etj. Në shumë rajone pati edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë, por pati edhe reshje të dendura bore me vetëtima dhe bubullimë, një dukuri e rrallë kjo por jo e pazakonte.

Në këto çaste fronti gjendet në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pjesë të Serbisë ku ka reshje të dendura shiu, bore dhe breshëri. Në Kroaci dhe Bosnjë ka edhe rrebeshe shiu dhe breshër me vetëtima dhe bubullimë në viset kontinentale pra jo në bregdet.

Fronti në Kosovë do të arrijë në mëngjes dhe paradite duke kushtëzuar reshje shiu dhe bore në viset kodrinore-malore. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe rrebesh, breshër dhe reshje bore edhe nëpër disa ultësira në Kosovë. Reshjet do të jenë afatshkurtra, kurse gjatë ditës priten reshje të herëpashershme dhe të lokalizuara.

Në mbrëmje mund të ketë fjolla bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës./Meteoballkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz