BallinaBotëFrikë dhe panik në shtetin fqinjë, tërmet me magnitudë 4,5 ballë, dëmtohen...

Frikë dhe panik në shtetin fqinjë, tërmet me magnitudë 4,5 ballë, dëmtohen ndërtesa, njerëzit dalin në rrugë

Të ngjajshme

24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi,...

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Një tërmet me madhësi 4,5 është regjistruar në Scarperia San Piero, në provincën e Firencës, në Mugello në orën 4,37 të natës.

Lajmi është dhënë nga Instituti gjeofizik vullkanologjik kombëtar. Epiqendra e goditjes ndodhej në një thellësi prej 9 km.

Lëkundje të tjera më të më të vogla me magnitudë 4.4 deri në 3.5 vogla shoqëruan më pas goditjen e parë.

Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëme materiale në disa ndërtesa në Scarperia San Pietro dhe Barberino.

Shumë njerëz, të trembur u larguan nga shtëpitë e tyre dhe e kaluan natën në makina.

Tronditja me madhësi 4,5 u ndje në qytetet Firence dhe Pistoia.

Në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio, shkollat kanë pezulluar mësimin. Transporti hekurudhor u paralizua kryesisht në linjat e trenave të shpejtësisë së lartë, Firenze-Bolonjë- Empoli- Pisa.

Tërmeti në Mugello vjen një shekull pas atij të vitit 1919, i fuqisë 7-9 i shkallës Merkal, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 njerëzve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz