Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të ri të klubit.
Spanjolli ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028, shkruan IndeksOnline.
Ish-futbollisti i LIverpulit deri dje ishte trajner i skuadrës sllovene, Celje, me të cilën kampioni i Kosovës, Drita do të përballet në fazën e play-offit të Conference League.
Enitracht Frankfurt ka paguar një shumë prej 700 mijë euro, e cila do të arrij në 1 milion euro me bonuse, për të nënshkruar me Rieran.
Klubi gjerman njofton se aventura e spanjollit do të nis ditën e henë, derisa me vete do të sjell edhe dy ndihmës trajnerë, Pablo Remon Arteta dhe Lorenzo Dolcetti./IndkesOnline/
It’s Albert Riera. Sound on. 🗣️#SGE pic.twitter.com/mEU1CgW652
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) January 30, 2026