BallinaSportFranco Foda flet për mungesat e Rrahmanit e Avdullahut dhe për zëvendësimin...

Franco Foda flet për mungesat e Rrahmanit e Avdullahut dhe për zëvendësimin e tyre

Të ngjajshme

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, e cila do të luhet të enjten mbrëma, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Në këtë sfidë Dardanët nuk do të mundë të llogarisin në dy lojtarë të rëndësishëm – kapitenin Amir Rrahmani dhe mesfushorin e palodhshëm Leon Avdullahu.

Foda e pranon se këto do të jenë dy mungesa të mëdha, por i jep shpresë fakti se në të kaluarën lojtarët tjerë kanë ditur t’i zëvendësojnë mungesat, kur u është dhënë rasti.

“Sigurisht që mungesat e këtyre lojtarëve kanë rol të rëndësishëm. Lojtarë si Amir Rrahmani, i cili është kapiten dhe një personalitet shumë i rëndësishëm në aspektin e lidershipit, si dhe Leon Avdullahu, që si mesfushor është një strateg i madh, janë mungesa të ndjeshme”, deklaroi fillimisht Foda në konferencë për shtyp.

‘Megjithatë, i kemi bërë kalkulimet tona dhe besoj se do t’i bëjmë zgjedhjet e duhura. Edhe në të kaluarën kemi qenë në gjendje t’i zëvendësojmë lojtarët e rëndësishëm dhe gjithmonë ata që janë aktivizuar në fushë kanë treguar se e kanë merituar vendin këtu. Shpresojmë që edhe kësaj radhe ta arrijmë fitoren”, përfundoi Foda. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz